Operacioni antidrogë në Elbasan, shtyhet seanca për të arrestuarit

Është shtyrë seanca gjyqësore për personat e arrestuar gjatë operacionit antidrogë të koduar “Grupi”, i cili u finalizua fundjavën e kaluar në Elbasan.
Operacioni u zhvillua nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan dhe me mbështetjen e Forcës Kombëtare të Sigurisë, Njësia Fier.
Së fundmi janë ekzekutuar edhe 8 urdhra ndalimi, ndërsa të arrestuarit pritej të njiheshin gjatë ditës së sotme me masën e sigurisë në gjykatë.
Autoritetet vijojnë hetimet për të zbardhur plotësisht aktivitetin e grupit dhe për të identifikuar persona të tjerë të përfshirë në këtë rrjet kriminal.


