“Nuk frikësohemi dhe nuk tërhiqemi!”- Luçjana Kokaj: Do të bllokojmë institucionet publike dhe Parlamentin!

Aktivistja Luçjana Kokaj ka lexuar një deklaratë të dakordësuar, sipas saj, me të gjitha grupimet që marrin pjesë në protestë, duke theksuar se pas 106 ditësh qëndresë qytetarët nuk do të tërhiqen.
Kokaj deklaroi se protestuesit vijojnë të qëndrojnë përballë Kryeministrisë, pavarësisht lodhjes dhe presionit.
“Ne nuk do të heshtim, nuk do të frikësohemi dhe nuk do të tërhiqemi, sa më shumë të përpiqen të na ndajnë ,aq më shumë do jemi bashkë”, tha ajo.
Ndër të tjera, aktivistja paralajmëroi gjithashtu përshkallëzim të mosbindjes civile, duke deklaruar se protestuesit do të kërkojnë bllokimin e institucioneve publike dhe veçanërisht të Parlamentit.
“Jemi dhe do vijmë për bllokimin e institucioneve publike dhe veçanërisht të Parlamentit… Ndaj jemi këtu dhe do të jemi në këtë shesh, përballë Kryeministrisë, derisa Edi Rama dhe qeveria e tij, klasa politike e korruptuar, të largohet”, përfundoi ajo
Luçjana Kokaj: Më lejoni të lexoj një deklaratë që është dakordësuar me të gjitha grupimet që janë në shesh. Prej 106 ditësh qytetarët po qëndrojnë përballë një pushteti që beson se koha, lodhja dhe presioni do ta shuajnë zërin e tyre. Ne jemi këtu përballë të njëjtit pushtet, duke treguar se kjo është një qëndresë e pastër qytetare dhe politike.
Sot, një grup protestuesish, një pjesë shqiptarë të diasporës, u përballën me një dhunë dhe represion policor, si një Zvërnec, i cili na solli dhe po na mban në rrugë për 106 ditësh.
Kjo dhunë policore dhe shtetërore nuk mund të injorohet. Por duhet dënuar me forcën më të lartë, jo vetëm për shkak të tejkalimit të kompetencave dhe shkeljes së rregullave të policisë, por edhe se po përdoret i tentativë për të frikësuar qytetarët.
Prej 106 ditësh qëndrimi ynë ka qenë i qartë, forca jonë është bashkimi i qytetarëve, revolta dhe qëndresa. Ne nuk do të heshtim, nuk do të frikësohemi dhe nuk do të tërhiqemi, sa më shumë të përpiqen të na ndajnë ,aq më shumë do jemi bashkë. Ndryshimi nuk vjen nga dhuna, po nga njerëz që nuk pranojnë më të papranueshmen.
Po kërkojmë që populli të jetë vendimmarrës, jo përmes dhunës, por përmes qytetarisë. Jemi dhe do vijmë për bllokimin e institucioneve publike dhe veçanërisht të Parlamentit, në të cilin bashkë në një ditë ekzekutivi dhe legjislativi. Dy institucione që nuk na përfaqësojnë.
Duhet të jemi të vetëdijshëm se zhvendosja e protestës do të ishte një lirim i madh për Ramën, që në këto 13 vite përpiqet të tregojë se vetëm ata që e rrethojnë janë mëkatarë, sillet si pronar i këtij vendi dhe se para godinës së Ministrisë nuk duhet të protestohet.
Ndaj jemi këtu dhe do të jemi në këtë shesh, përballë Kryeministrisë, derisa Edi Rama dhe qeveria e tij, klasa politike e korruptuar, të largohet.


