“SPAK ka zbuluar një vilë të tretë të Belinda Ballukut”: Akuza e fortë e aktivistit Andi Tepelena dhe mesazhi për studentët

Aktualitet

“SPAK ka zbuluar një vilë të tretë të Belinda

Aktivisti Andi Tepelena ka deklaruar se shqiptarët duhet të bashkohen përballë asaj që ai e cilëson si rrezik për kombin dhe interesin kombëtar.

Ai akuzoi u politikanët për korrupsion dhe për pasuri të fshehura jashtë vendit, ose i kamuflojnë në blerje vilash.

“Të gjithë i vuajnë shërbimet, keqqeverisjen, e cila punon për një grusht njerëzish, që punon për politikanë të korruptuar, të cilët jo vetëm që nuk mendojnë për popullin, por kanë krijuar një sistem që nuk ngelin këtu, por i çojnë nëpër offshore, i kamuflojnë me vila”, tha ai.

Ai u ndal edhe te përballja e Belinda Ballukut me studentët një natë më parë, të cilët ‘I zunë pritë” në rrugës dhe iu drejtuan duke e cilësuar “hajdute”.

Po ashtu ai deklaroi se SPAK ka bërë me dije se gjatë hetimeve ndaj ish-numrit dy të qeverisë, është zbuluar edhe një vilë e tretë sekrete e Belinda Ballukut.

“SPAK doli në një deklaratë se një vilë të tretë sekrete të Belinda Ballukut. Ky është një krim, ndërkohë që shqiptarët mezi shtyjnë gjysmën e muajit, pensionistët mezi paguajnë ilaçet, të rinjtë nuk blejnë dot një shtëpi. Policia e Shtetit, me 600 mijë lekë, nuk përballon dot jetën. Bravo studentëve dje që e demaskuan hajduten”, tha aktivisti.

Aktivisti Andi Tepelena: Shqiptarët janë bërë bashkë edhe në këtë ditë, për të shpëtuar kombin. Kombi është në rrezik. Antishqiptari me emrin Edi Rama po bën ligje që vënë në rrezik territorin, interesin kombëtar. Përmes ligjeve, si Paketa e Maleve, e zonave të mbrojtura apo keqpërdorimit të ligjit për investimet strategjike, po cenon sovranitetin tokësor të Shqipërisë.

Ndaj, kjo është një thirrje jo vetëm për demokracinë, por mbi të gjitha për ekzistencën e kombit. Shqipëria, kombi është në udhëkryq, ndaj sot duhet të jemi bashkë në këtë shesh, pavarësisht për kë votojmë një herë në katër vjet. Pavarësisht partisë, sot duhet të bëhemi bashkë dhe ky është sheshi më i bukur në botë.

Sot të gjithë shqiptarët dhe ata që ndihen të rrezikuar nga reforma territoriale, shtresa e mesme, të rinjtë, pensionistët, fermerët, arsimtarët, janë të gjithë bashkë. Sepse të gjithë i vuajnë shërbimet, keqqeverisjen, e cila punon për një grusht njerëzish, që punon për politikanë të korruptuar, të cilët jo vetëm që nuk mendojnë për popullin, por kanë krijuar një sistem që nuk ngelin këtu, por i çojnë nëpër offshore, i kamuflojnë me vila.

SPAK doli në një deklaratë se një vilë të tretë sekrete të Belinda Ballukut. Ky është një krim, ndërkohë që shqiptarët mezi shtyjnë gjysmën e muajit, pensionistët mezi paguajnë ilaçet, të rinjtë nuk blejnë dot një shtëpi. Policia e Shtetit, me 600 mijë lekë, nuk përballon dot jetën. Bravo studentëve dje që e demaskuan hajduten.

Sot ka ndodhur një ngjarje shumë e rëndë. Sot, protestues paqësorë kanë bërë një protestë në Tiranë, pranë shkollës “Qemal Stafa”, te Zogu i Zi. Por një polic, një kriminel, qëllon me grusht një protestues që ishte kapur nga gjashtë policë të tjerë, e qëllon me grusht, ndërkohë që shefi i tij bënte sehir.

ME TE LEXUARAT