Një orë pushim nuk zbuti tensionet, deputetët e PD-së sërish ‘gardh’ te foltorja, Peleshi kalon sërish në pushim

Nuk ka mjaftuar as një orë pushim për të sjellë normalitet në seancën plenare të kësaj të enjteje.
Sapo u rikthyen punimet, deputetët e PD-së sërish janë bërë gardh para foltores, duke bllokuar seancën dhe duke mos lejuar që të mbajë fjalën ministri Ferit Hoxha.
Peleshi kërkoi sërish 15 minuta pushim dhe mbledhjen e kryetarëve të grupeve.
Paraditen e sotme, opozita ka kërkuar përfshirjen në rend të ditës të disa projektligjeve që ka propozuar dhe që janë në thelb kërkesat e protestuesve për shfuqizimin e ligjit të zonave të mbrojtura.
Shumica e rrëzoi kërkesën për ndryshimin e rendit të ditës dhe kryetari i PD-së, Sali Berisha u përfshi në disa replika të ashpra me kreun e grupit të PS-së, Taulant Balla.
Deputetët e opozitës i kërkuan kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi që të lejonte vijimin e replikave dhe përgjigjet e Berishës ndaj Ballës, por kreu i Kuvendit nuk pranoi, ccka ccoi në bllokimin e foltores nga pakica.
Peleshi e pezulloi disa herë seancës parlamentare duke tentuar të qetësojë situatën dhe vijimin me rendin e ditës ku është parashikuar informim mbi konkluzionet e Konferencës së 8-të Ndërqeveritare Shqipëri – Bashkimi Europian, nga ministri i Jashtëm, Ferit Hoxha.


