U gjet në banesën e shokut / Jozefin Marku mohon akuzat: “Po ta dija që po më kërkonit, do të vija vetë”

Është shoqëruar sot në polici këngëtari Jozefin Marku, pas publikimit të videos ku ai dhe persona të tjerë shfaqeshin duke dhunuar Edi Kuçin.
Për shoqërimin e tij policia ka dhënë të tjera detaje. Si fillim policia ka ushtruar kontroll në banesën e Jozit në Fushë-Kuqe, por nuk e ka gjetur.
Më pas, sipas informacioneve, policia ka ushtruar 10 kontrolle banesash te miqtë e tij.
Këngëtari Jozefin Marku u gjet në banesën e shokut të tij, Kristian Nikollit në Fushë-Krujë. Kur është konstatuar nga policia dhe është vënë në pranga, Marku ka mohuar se po i fshihej policisë:
“Jam për qejf këtu, nuk po i fshihem policisë. Do të vija vetë në polici nëse e dija që po më kërkonit”, është shprehur këngëtari.
Ndërkohë për këtë ngjarje policia ka shpallur në kërkim 5 persona dhe po punohet për identifikimin e të tjerëve.


