Ndërhyrjeje delikate dhe e vështirë, moderatori shqiptar tregon betejën e fortë shëndetësore

Moderatori dhe gazetari Bledi Strakosha ka kaluar një periudhë të vështirë shëndetësore, që e mbajti për 12 ditë nën kujdesin e mjekëve.
Pas daljes nga spitali, Strakosha ka zgjedhur të ndajë me ndjekësit një mesazh të ndjerë, duke falënderuar të gjithë ata që e kanë mbështetur gjatë kësaj periudhe.
Ai ka treguar se i është nënshtruar një ndërhyrjeje delikate dhe të vështirë, pa dhënë detaje të tjera rreth problemit shëndetësor. “Ka periudha në jetë që të bëjnë të ndalosh, të reflektosh dhe të kuptosh edhe më shumë se sa e çmuar është jeta dhe njerëzit që ke pranë”, shkruan moderatori.
Strakosha ka shprehur mirënjohjen e tij për çdo mesazh, telefonatë, fjalë të mirë, lutje dhe mendim pozitiv që ka marrë gjatë këtyre ditëve.


