Merr flakë urbani në Durrës, zjarrfikësit ndërhyjnë për të shuar flakët. Shkak dyshohet se…
Lajmifundit
/
4 Qershor 2026, 14:22
Aktualitet

Një autobus i linjës Durrës–Spitallë u përfshi nga flakët teksa ishte në lëvizje gjatë ditës së sotme.
Ekipet zjarrfikëse ndërhynë dhe vunë nën kontroll situatën në kohë, duke shmangur pasoja për pasagjerët dhe drejtuesin e mjetit.
Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të lënduar. Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se shkaku i zjarrit ka qenë një defekt elektrik në motor.
Ndërkohë rrethanat e plota të ngjarjes janë ende në verifikim.


