Manovra të rrezikshme me Jet Ski në Himarë, Policia bllokon mjetin dhe gjobit drejtuesin

Aktualitet

Manovra të rrezikshme me Jet Ski në Himarë, Policia bllokon

Policia Kufitare dhe Njësia Policore Detare kanë bllokuar një mjet lundrues Jet Ski në Gjirin e Livadhit, në Himarë, pasi drejtuesi i tij kryente manovra të rrezikshme pranë perimetrit të sigurisë, duke rrezikuar jetën e pushuesve. Ndërhyrja u bë pas sinjalizimeve të qytetarëve.

Gjatë kontrollit, shërbimet e Policisë identifikuan drejtuesin e Jet Ski-t, shtetasin A. L., banues në Tiranë. Nga verifikimet rezultoi se ai nuk dispononte në bord dokumentacionin e detyrueshëm për mjetin lundrues.

Për shkeljet e konstatuara, drejtuesi u ndëshkua me masë administrative prej 10 000 lekësh të rinj, ndërsa mjeti lundrues u bllokua. Policia Kufitare njofton se kontrollet do të vijojnë përgjatë gjithë vijës bregdetare për të garantuar sigurinë në det, respektimin e perimetrit të sigurisë dhe zbatimin e rregullave të lundrimit.

 

ME TE LEXUARAT