Të dënohesh me shërbim prove, ndëshkim për vepra të lehta penale, duke bërë punë komunitare

Aktualitet

Të dënohesh me shërbim prove, ndëshkim për vepra

Nga Blerina Cene

Një nga format e dënimit alternativ është ai përmes shërbimit të provës dhe ai përmes shërbimit komunitar. Që nga viti 2009 e deri më sot në 2026 dega e Tiranës ka administruar të paktën 29,500 dosje të dënuarish.

Takimet fillojne nga një herë në javë nga specialistët te personat nën mbikëqyrje. Me kalimin e kohës ose për arsye shëndetësore ose ekonomike me një kërkesë pranë specialistit që ka këtë dosje ndryshohet takimi, duke kaluar në 2-3 muaj. Pas 2-3 muajsh bëhet dhe një ndryshim, tha Eriant Kulluri, Drejtor i Shërbimit Të Provës, Tiranë

Por cilat vepra penale mund të dënohen me shërbim prove sipas ligjit?

Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt, prodhim-shitje narkotikësh, vjedhje energjie që në vitin 2026 janë më pak. Ka disa të mitur të rritur që kanë dhunuar familjarët.

Në asnjë rast gjykata nuk cakton llojin e ushtrimit të punës ne interes publik, thotë drejtuesi i shërbimit të provës në Tiranë, Eriant Kulluri. Është shërbimi i provës në bashkëpunim me njësinë administrative që vendosin për punën komunitare që një i dënuar do kryejë, gjithmonë, në funksion të nevojës që ka njësia.

“Në bibliotekën pranë njësive, ndërmarrje pastrim- gjelbërim, ndriçimi i rrugëve, sistemimi, në festat 28- 29 nëntorit ndihmojnë punonjësit e bashkisë duke ngritur flamujt”.

Por si monitorohet respektimi i kushteve i të dënuarve me shërbim prove?

“Një task forcë mbi këta specialistë që kanë dosjen në mbikëqyrje kontrollojnë pa komunikuar me specialistin përkatës në mënyrë të befasishme duke shkuar pranë njësisë administriative nëse këta punonjës të drejtorisë së Tiranës janë duke kontrolluar këtë person nëse po e kryejnë punën apo jo. Ky grup përbëhet nga 4- 5 specialistë të tjerë, po të kësaj drejtorie.”

Cili është fati i një të dënuari me shërbim prove që nuk e përmbush urdhërin e gjykatës?

“Kemi pasur shumë raste që nuk e ka kryer si punën në interes publik, nenin 63, si dhe detyrimi i paraqitjes që është neni 59, ku ne hartojmë një raport mospërmbushjeje, ia dërgojmë prokurorisë së Tiranës dhe ajo e paraqet kërkesën në Gjykatën e Tiranës dhe revokohet dënimi nga shërbim prove, i rikthehet me burg“, shprehet Eriant Kulluri, Drejtor i Shërbimit Të Provës, Tiranë.

Ndër problematikat e institucionit, theksohet mungesa e ambienteve të përshtatshme për intervista konfidenciale, veçanërisht me të mitur dhe po ashtu edhe numri i lartë i dosjeve.

ME TE LEXUARAT