Mallakastër, kapet në flagrancë 31-vjeçari që kultivonte kanabis në parcelë

Një tjetër rast i kultivimit të bimëve narkotike është goditur nga policia në Mallakastër, në kuadër të planit operacional antikanabis “Koordinata”.
Në fshatin Bejar, shërbimet e Komisariatit zbuluan një parcelë me 31 bimë të dyshuara narkotike të llojit Cannabis Sativa. Gjatë kontrollit u kap në flagrancë duke u kujdesur për bimët Elidon Shehaj, 31 vjeç, banor i zonës, i cili u arrestua menjëherë.
Një pjesë e bimëve u sekuestrua si provë materiale, ndërsa pjesa tjetër u asgjësua me djegie në vendin e ngjarjes.
Policia bën me dije se operacioni “Koordinata” do të vijojë pa ndërprerje në të gjithë qarkun Fier për të identifikuar dhe ndëshkuar të gjithë ata që përfshihen në kultivimin e lëndëve narkotike.


