Deputetët e PS Braçe, Spiropali, Xhafaj edhe këtë të premte asnjë njoftim për angazhim në ‘Praninë Besnike’

Politikë

Deputetët e PS Braçe, Spiropali, Xhafaj edhe këtë të

Sikurse të premten e shkuar në kuadër të “Pranisë Besnike” të gjithë deputetët e grupit  parlamentar të PS janë në terren dhe në rrjetet e tyre kanë publikuar vend takimet me qytetarët.

Edhe këtë të premte, në rrjetet sociale Elisa Spiropali, Fatmir Xhafaj dhe Erion Braçe nuk kanë publikuar vend takimet.

Ish ministria e Punëve të Jashtme, Elisa Spiropali postimin e saj të fundit e ka këtë premte duke përditësuar foton e profilit të saj në Facebook.

Fatmir Xhafaj si postim të fundit ka foto nga mbledhja e djeshme e komisionit parlamentar që drejton.

Ndërsa senatori socialist Erion Brace ka si postim të fundit në Facebook mosmbledhjen e mbeturinave në Selitë mesditën ë kësaj të premteje.

ME TE LEXUARAT