Makina del nga rruga në Fier, plagoset fëmija i mitur

Aktualitet

Makina del nga rruga në Fier, plagoset fëmija i mitur

Një aksident ka ndodhur paraditen e kësaj të shtune në unazën e madhe të Fierit.

Një automjet tip “ Ford” ka dalë nga rruga dhe si pasojë e përplasjes së fortë një i mitur ka mbetur i plagosur,  pasi ka qënë në pjesën e pasme të automjetit.

Ai është transportuar menjëherë drejt spitalit Rajonal Fier ku po i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale.

Në vendngjarje kane mbërritur menjëherë shërbimet e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për përcaktimin e shkaqeve të këtij aksidenti.

ME TE LEXUARAT