Lezha zgjeron hapësirat publike në plazhe, pushuesit të kënaqur me kushtet dhe çmimet

Aktualitet

Lezha zgjeron hapësirat publike në plazhe, pushuesit të

Këtë sezon turistik, bregdeti i Lezhës po ofron më shumë hapësira publike për pushuesit, duke e bërë qëndrimin aty më të rehatshëm dhe të aksesueshëm. Vizitorët e kësaj zone janë shprehur të kënaqur jo vetëm me kushtet e plazhit, por edhe me çmimet e arsyeshme të shezlongëve, që sipas tyre janë në përputhje me pritshmëritë.

Autoritetet lokale kanë marrë masa të shumta për të garantuar sigurinë gjatë pushimeve, përfshirë vendosjen e vrojtuesve në plazhet e menaxhuara nga bashkia në Shëngjin, Ranën e Hedhun dhe Tale. Këto masa synojnë që pushuesit të kalojnë një sezon veror pa probleme dhe në një ambient të sigurt.

Bregdeti i Lezhës vazhdon të jetë një prej destinacioneve më të frekuentuara në Shqipëri, duke tërhequr jo vetëm vizitorë vendas, por edhe turistë nga vende të ndryshme të botës, që zgjedhin këtë zonë për pushimet e tyre verore.

Me hapjen e këtyre hapësirave të reja publike, pritet që numri i pushuesve të rritet edhe më shumë gjatë javëve në vazhdim.

ME TE LEXUARAT