Motra e Gjestit i kthen diss-in Eglit, e krahason me....?!

Një shkëmbim thumbash ka ndezur rrjetin, e këtë herë protagonistë janë Egli Tako dhe Blerina, motra e Gjestit. Gjithçka nisi me një video të Eglit teksa grimoheshe nga Sellma Kasumoviq, ku mbante në dorë një lodër Labubu dhe e shoqëronte me pyetjen: “Ju kujton dikë ky?”
Fansat e Gjestit nuk e lanë pa komentuar. Për shumë prej tyre, postimi dukej si një thumb i drejtpërdrejtë ndaj artistit, edhe pse pa përmendur emra.
Dy ditë më vonë, Blerina i hodhi benzinë zjarrit me një video të ngjashme në profilin e saj, por këtë herë me një lodër gomari në dorë. Komenti i saj ishte i shkurtër, por goditës: “Sa njeriu është si ky.”
Në rrjete sociale, shumë përdorues janë të bindur se ky ishte një kundër-diss ndaj Eglit, sidomos për shkak të ngjashmërisë në mënyrën e xhirimit dhe simbolikën e lodrave.
Edhe pse asnjëra nuk ka sqaruar publikisht qëllimin e postimeve, interneti e ka bërë tashmë “gjyqin”. Pyetja që qarkullon tani është e qartë: A ishte gomari përgjigjja për Labubun?
Konflikt i koduar apo thjesht rastësi? Gjykoni vetë.


