Lewandowski i bindur: E meritoja Topin e Artë, kam shënuar 100 gola mes 2020 dhe 2021

Aktualitet

Lewandowski i bindur: E meritoja Topin e Artë, kam shënuar 100 gola

Gjatë intervistës së dhënë për Bild, qendërsulmuesi i Barcelonës, Robert Lewandowski, foli sërish për Topin e Artë të vitit 2020.

“Ta merrja tani do të ishte një nder i madh, nuk do të ndihesha i ofenduar. Ai vit ishte i jashtëzakonshëm për mua, isha në nivelin më të lartë dhe fituam gjithçka. Unë do ta pranoja me kënaqësi.

Së fundmi një mik më dërgoi disa statistika: shënova 100 gola në 85 ndeshje midis 2020 dhe 2021. Nuk jam i zemëruar apo i trishtuar sepse më mungon ky trofe, por mendoj se në një nga ato dy vjet duhet ta kisha fituar” – Tha futbollisti.

ME TE LEXUARAT