Akuzohet se ka ngacuar sekusalisht disa gra, aktori i famshëm përfundon në burg

Aktori i famshëm francez Gérard Depardieu është dërguar në paraburgim për akuzat për sulm seksual. 75-vjeçar u thirr në një stacion policie në Paris për t'u marrë në pyetje të hënën në mëngjes, tha transmetuesi BFMTV.
Ai po merret në pyetje për dy akuza të veçanta të paraqitura nga dy gra që kanë punuar me Depardieu në sheshe filmash në 2014 dhe 2021. Depardieu ende nuk ka komentuar këtë rast, por më parë ka mohuar akuzat e tjera për sulm seksual.
Në një letër të hapur të publikuar vitin e kaluar, ai tha: “Kurrë, kurrë nuk kam abuzuar me një grua”.
Një grua e përfshirë në incidentin e vitit 2021 pretendon se sulmi ndodhi në xhirimet e filmit The Green Shutters, i cili u publikua vitin e kaluar. Në vitin 2020, aktori u akuzua për përdhunimin e aktores Charlotte Arnould, kur ajo ishte 22-vjeçare në vitin 2018. Çështja mbetet e hapur.
Një çështje e veçantë u ngrit nga aktorja Hélène Darras, por u pushua nga prokurorët për tejkalimin e statutit të kufizimeve. Ai gjithashtu është akuzuar për sulm seksual nga më shumë se 10 gra. Ai ka mohuar gjithçka dhe pretendon se çdo marrëdhënie që ka pasur ka qenë konsensuale.
Depardieu i nominuar për Oscar është një figurë e shquar në kinematografinë franceze dhe ndërkombëtare, duke bërë më shumë se 200 filma.


