U kap me kokainë me vlerë 4 milionë euro, dënohet me 10 vite burg shqiptari në Itali! Në banesë i gjenden edhe....

Një shqiptar është dënuar me 10 vjet e 15 ditë burg në Itali, pasi gjatë kontrolleve të ushtruara në banesën e tij, policia ka gjetur një sasi të konsiderueshme droge.
Në banesën e Artur Hysenaj, policia gjeti në banesë 22 kilogramë kokainë, pesë pistoleta, një silenciator dhe më shumë se 200 fishekë.
Po ashtu ai u gjobit gjithashtu me më shumë se 66,000 euro dhe u ndalua të mbante poste publike për jetë.
E gjitha filloi me hetimet e karabinierëve mbi lëvizjet e 47-vjeçarit, me origjinë nga Shqipëria dhe tashmë i njohur për forcat e rendit.
Operacioni filloi më 20 prill. Kontrollet në dy shtëpitë e zbuluan kokainën. Sipas hetimit, vlera e drogës në treg tejkalonte 4 milionë euro.


