“Lëvizja vazhdon të rritet, ky është guximi qytetar”, shkruajnë Demokratët Europianë për protestat kundër Ramës

Aktualitet

“Lëvizja vazhdon të rritet, ky është guximi

Demokratët Europianë kanë reaguar për protestën qytetare që zhvillohet prej më shumë se dy muajsh në Tiranë, duke shprehur mbështetjen e tyre për qytetarët që kërkojnë institucione të pastra, mbrojtjen e vijës bregdetare dhe një klasë politike që mban përgjegjësi për vendimet e saj.

“Lëvizja vazhdon të rritet, ky është guximi

Në një postim në rrjetet sociale, organizata thekson se fundjavën e kaluar bulevardi i Tiranës u mbush sërish me protestues, pavarësisht vapës dhe pushimeve.

“Këtë fundjavë, bulevardi i Tiranës u mbush përsëri, dita e 64-t radhazi e protestës. Nxehtësia e verës, pushimet, lodhja: asgjë nga këto nuk i ka pakësuar turmat. Shqiptarët po kërkojnë institucione të pastra, vijë bregdetare të mbrojtur dhe një klasë politike që përgjigjet për zgjedhjet e saj”, thuhet në reagim.

Demokratët Europianë shtojnë se as qeveria e kryeministrit Edi Rama dhe as opozita e drejtuar nga Sali Berisha nuk u kanë dhënë protestuesve një përgjigje bindëse.

“As qeveria e Edi Ramës dhe as opozita e Sali Berishës nuk u kanë dhënë atyre një përgjigje serioze, dhe pikërisht ky boshllëk është arsyeja pse lëvizja vazhdon të rritet. Ky është guxim qytetar që Europa e njeh. Ne qëndrojmë me ta”

ME TE LEXUARAT