Thatësira godet Europën / Danubi thahet, Hungaria fik për herë të parë pas 44 vitesh centralin bërthamor

Bota

Thatësira godet  Europën / Danubi thahet, Hungaria fik për

Thatësira e zgjatur dhe temperaturat e larta kanë shkaktuar një situatë të pazakontë në Hungari, duke detyruar për herë të parë pas 44 vitesh funksionimi ndalimin e plotë të centralit bërthamor “Paks”.

Rënia rekord e nivelit të lumit Danub ka krijuar probleme serioze për sistemin e ftohjes së reaktorëve, pasi centrali përdor ujin e lumit për funksionimin e tij. Për shkak të mungesës së prurjeve të mjaftueshme, autoritetet u detyruan të fiknin edhe njësinë e fundit aktive të impiantit.

Centrali “Paks”, i vendosur rreth 100 kilometra në jug të Budapestit, është burimi më i madh i energjisë elektrike në Hungari dhe mbulon rreth 40% të nevojave vjetore të vendit.

Kryeministri hungarez Peter Magyar njoftoi se prodhimi i energjisë do të reduktohej fillimisht dhe më pas centrali do të ndalonte plotësisht punën.

Katër reaktorët e Paks, të ndërtuar me teknologji sovjetike, janë projektuar të ftohen përmes ujit të Danubit, por niveli jashtëzakonisht i ulët i lumit ka bërë të pamundur funksionimin normal të sistemit.

Ekspertët e lidhin këtë situatë me valën e motit ekstrem që ka përfshirë Europën, ku temperaturat e larta dhe mungesa e reshjeve kanë shkaktuar thatësira të rënda dhe kanë prekur lumenjtë kryesorë.

Mbyllja e centralit “Paks” shihet si një tjetër sinjal i ndikimit që ndryshimet klimatike mund të kenë mbi infrastrukturat jetike, përfshirë sistemet e prodhimit të energjisë.

ME TE LEXUARAT