Katër viktima nga aksidentit në Tepelenë, humbin jetën burrë e grua, reagon policia, EMRAT

Aktualitet

Katër viktima nga aksidentit në Tepelenë, humbin jetën

Policia lokale ka shperndare nje informacion te perditesuar ne lidhje me aksidentin me kater viktima ne Tepelene.

Tepelenë/Informacion shtesë 

Rreth orës 19:00, në aksin rrugor Tepelenë-Memaliaj, automjeti tip "Benz" me drejtues shtetasin R. R., 42 vjeç, banues në Luftinjë, është përplasur me  automjeti tip "Toyota" me drejtues shtetasin L. B., 62 vjeç, banues në Memaliaj.  

Në aksident është përfshirë edhe automjeti tip "BMV" me drejtues shtetasin E. P., banues në Gjirokastër, që qarkullonte pas automjetit tip “Toyota”. 

Si pasojë e përplasjes së automjeteve kanë humbur jetën shtetasit R. R. dhe L. B., si dhe 2 pasagjeret që ndodheshin në automjetin tip "Toyota", shtetaset L. B., rreth 57 vjeçe (bashkëshortja e shtetasit L. B.) dhe A. B., rreth 85 vjeçe.  

Gjithashtu janë dëmtuar shtetasit L. M. dhe J. M., të cilët po marrin ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal Gjirokastër.  

Shtetasi E. P. dhe 2 pasagjerët në automjetin e tij janë dëmtuar lehtë. Grupi hetimor vijon punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Aksidenti

Nje aksident rrugor u regjistrua mbremjen e sotme në Tepelenë. Burime nga vendi i ngjarjes thane se jane përplasur 3 automjete.

Sipas informacioneve paraprake, mësohet se viktimë e këtij aksidenti të rëndë kanë mbetur shtetasit, Riza Astrit Rapaj 42 vjeç; Lavdosh Bega 62 vjeç; Lefteri Bega 57 vjeç dhe Afërdita Meta 85 vjeç.

Të plagosur rëndë janë dy persona, Jani Meta, rreth 60 vjeç dhe Lavdie Meta, 63 vjeç.

Katër viktima nga aksidentit në Tepelenë, humbin jetën

“Si pasojë e përplasjes së automjeteve kanë humbur jetën 4 shtetas ende të paidentifikuar dhe janë dëmtuar 2 shtetas të tjerë të cilët janë dërguar për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal Gjirokastër”, thuhet në njoftim.

Ata janë përcjellë për në Spitalin e Gjirokastrës për t’u trajtuar.

Katër viktima nga aksidentit në Tepelenë, humbin jetën

Sipas verifikimeve të para nga ana e Policisë Rrugore bëhet e ditur se shkaku i aksidentit ka qenë lagështia në rruge si pasojë e shiut.

Tepelenë/Informacion paraprak 

Rreth orës 19:00, në aksin rrugor Tepelenë-Memaliaj, janë përfshirë në aksident rrugor 3 automjete.   

Si pasojë e përplasjes së automjeteve kanë humbur jetën 4 shtetas ende të paidentifikuar dhe janë dëmtuar 2 shtetas të tjerë të cilët janë dërguar për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal Gjirokastër.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut  të aksidentit.

Reagon Ministri i Brendshem Taulant Balla:

I pikëlluar për humbjen e katër jetëve dhe dy të plagosur në aksidentin tragjik të natës së sotme pranë Tepelenës.

Zbatimi i rregullave të qarkullimit rrugor nga përdoruesit e rrugës është detyrim ligjor e përgjegjësi ndaj jetës.

Ndërsa Policia Rrugore duhet të rrisë edhe më shumë kontrollet dhe forcën parandaluese.

ME TE LEXUARAT