Aksidenti ku vdiqën dy shqiptarë, ja cfarë gjeti policia në bagazhin e makinës

Aktualitet

Aksidenti ku vdiqën dy shqiptarë, ja cfarë gjeti policia në

Aksidenti ku humben jeten dy të rinj me origjinë shqiptare dhe një tjetër ka mbetur i plagosur ne Itali eshte percjelle nga mediat italiane.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur përgjatë Via Casilina, mes Colleferro dhe Anagni, mbrëmjen e 16 marsit.

Mediat italiane shkruajnë se makina tip BMW e zezë, me të cilën po udhëtonin, ka dalë nga rruga dhe më pas është përmbysur.

Njëri prej shqiptarëve ka mundur të dalë nga dritarja, kurse dy të tjerët kanë qenë brenda në mjet kur është përfshirë në flakë.

Në vendngjarje arriten zjarrfikësit e Colleferro, me ndihmën e tyre u  shuan flakët, ndërsa 118 personeli mjekësor konfirmoi vdekjen e dy personave, me kombësi shqiptare, 37 vjeç e 23 vjeç.

Aksidenti ku vdiqën dy shqiptarë, ja cfarë gjeti policia në

I treti (28-vjeçar shqiptar), kishte perfunduar jashtë nga kabina e pasagjerëve, u transportua me kodin e kuq në spitalin Colleferro dhe më pas, për shkak të plagëve të rënda të marra, u transferua në Poliklinikën Tor Vergata ku mbetet në rrezik për jetën. 

Makina dhe mjetet e vjedhjes së gjetur brenda në kapuç janë sekuestruar nga Karabinierët. 

Trupat u transferuan në morgun e Poliklinikës Tor Vergata ku u identifikuan falë edhe gjurmëve të gishtërinjve.

Policia bëri me dije se në bagazhin e automjetit që drejtonin dy të rinjtë, u gjetën pajisje për vjedhje.

ME TE LEXUARAT