LAJM I FUNDIT/ Berisha paraqitet në SPAK, zbaton masën ‘detyrim paraqitje’
Lajmifundit
/
21 Korrik 2025, 10:32
Politikë

Kreu i PD, Sali Berisha është paraqitur në SPAK këtë të hënë për të zbatuar masën ‘detyrim paraqitje’.
Ai është pritur nga qytetarë që e mbështesin jashtë godinës.
Pasi doli nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion, ai sërish hodhi akuza ndaj kreut të SPAK, Altin Dumani.
Sot mbahet edhe gjyqi për çështjen “Partizani”, pasi u shty disa javë më parë.


