Tragjedi në Velipojë: 81-vjeçari ndërron jetë sapo hyri në det
Lajmifundit
/
21 Korrik 2025, 10:05
Aktualitet

Një ngjarje e rëndë është shënuar mëngjesin e sotëm në plazhin e Velipojës, ku një 81-vjeçar ka humbur jetën sapo hyri në det. Sipas informacioneve paraprake, rreth orës 09:30, shtetasi Gj. Rr., banues në fshatin Gur i Zi, dyshohet se ka pësuar arrest kardiak menjëherë pasi ka hyrë në ujë.
Pavarësisht përpjekjeve për ndihmë, i moshuari nuk ka mundur të mbijetojë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje tragjike.


