Operacioni "Lulet e së keqes" / U kap në Greqi shqiptari i kërkuar për vrasje, jetonte në vilë luksoze në Marathona

Aktualitet

Operacioni "Lulet e së keqes" / U kap në Greqi shqiptari i

Detaje të reja janë zbuluar nga operacioni “Lulet e së keqes” të zhvilluar në Greqi, ku u sekuestruan 84 kg kokainë dhe u arrestuan disa shqiptarë, mes të cilëve një person me rrezikshmëri të lartë dhe i kërkuar në Shqipëri për vrasje, emri i të cilit nuk u bë publik as nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita.

Sipas burimeve më të fundit, mësohet se shqiptari jetonte në një vilë luksoze në Marathona të Greqisë, ku u arrestua së bashku me djalin e tij. Gjatë kontrollit në banesë i janë gjetur 2 kg kokainë, peshore, kimikate dhe sende që shërbenin për paketimin e drogës.

Dyshimet janë se edhe sasia prej 84 kg kokainë do të sillej pikërisht në këtë banesë.

Gjatë kontrollit në oborrin e banesës, policia gjeti të futur nën dhe, poshtë barit sintetik, një armë zjarri pistoletë. Po ashtu, në vilë u gjet edhe një automjet luksoz.

Sipas policisë, u numëruan gjithsej 1,058 shufra plastike me ndërtim të shkëlqyer, të cilat ishin kërcell artificial të trëndafilave që vinin nga Kolumbia dhe secila prej të cilave fshihte brenda 79 gramë kokainë të pastër.

 Sipas vlerësimeve zyrtare nga autoritetet, vlera totale e sasisë së sekuestruar arrin në 2.4 milionë euro.

 

ME TE LEXUARAT