EMRI/ Konflikt për motive pronësie mes dy familjeve në Pukë, plagosen dy persona, shoqërohet një i dyshuar
Lajmifundit
/
28 Korrik 2026, 20:47
Aktualitet

Një konflikt mes dy familjeve ka përfunduar me dy persona të plagosur në fshatin Dedaj të Pukës.
Sipas burimeve, të lënduarit janë paraqitur në Spitalin e Pukës për të marrë ndihmë mjekësore, ndërsa ende nuk ka informacion zyrtar për gjendjen e tyre shëndetësore.
Në lidhje me ngjarjen, policia ka shoqëruar në komisariat shtetasin Fatjon Shkreli, ndërsa grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.
Nga të dhënat paraprake dyshohet se përplasja mes familjeve Shkreli dhe Istrefi ka qenë një konflikt i hershëm, i mbartur prej vitesh, me motiv çështjet e pronësisë.


