"Të shkrihet Korça, të jetë vetëm Bashkia Maliq", punonjësja e administratës shkakton të qeshura tek Komisioni i Territoriales

Aktualitet

"Të shkrihet Korça, të jetë vetëm Bashkia

Një punonjëse administrate në Bashkinë Maliq, ka mbajtur fjalimin në Reformën Administrative-Territoriale që u mbajt në Korçë.

Ajo u shpreh se Bashkia Korçë duhet të shkrihet dhe të ekzistojë vetëm ajo e Maliqit. Por kjo situatë u shoqërua me të qeshura nga qytetarët e tjerë të pranishëm në dëgjesë.

“Ushtroj profesionin në Bashkinë Maliq si specialiste e Inspektoratit Tatimor.

Bashkia Maliq nuk duhet të shkrihet. Bashkia Maliq duhet të qëndrojë Bashki, por edhe jo vetëm si bashki, por Korça të shkrihet dhe të jetë Bashkia Maliq (dëgjohen të qeshura në sallë).

Kam ato timet, pastaj qeshni dhe zgërdhihuni ju këtu. Më prisni të mbaroj, pastaj mund të qeshni dhe të bëni anti-replikë.

Kur unë si një punonjëse administrate vij tek posta këtu në postë në Korçë, nuk na shërbehet sepse vijmë nga zona e Maliqit, unë jam banore e Korçës, por vetëm punë e kam në Maliq”, deklaroi qytetarja.

ME TE LEXUARAT