Kërdia me vje'dhjet në Peqin e Elbasan, dokumentohen 4 raste, e pësojnë dy persona

Aktualitet

Kërdia me vje'dhjet në Peqin e Elbasan, dokumentohen 4 raste, e
Një operacion i policisë i koduar “Gjurmët” ka çuar në pranga dy persona të dyshuar për një seri vjedhjesh të kryera së fundmi në Peqin dhe Elbasan. Shtetasit G. Y., 34 vjeç, dhe F. J., 37 vjeç, akuzohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë vjedhur shuma parash dhe sende me vlerë në banesa, biznese dhe automjete.

Në cilësinë e provës materiale, policia sekuestroi një automjet të marrë me qira që përdorej për lëvizjen e autorëve, mjete për hapjen e bravave e qepenave, si dhe veshjet e përdorura gjatë ngjarjeve.


Njoftimi:

Peqin/Finalizohet operacioni i koduar “Gjurmët”.

Zbardhen dhe dokumentohen 4 raste vjedhjeje në Peqin dhe Elbasan, 3 prej tyre të kryera gjatë javës së fundit.

Identifikohen, kapen dhe vihen në pranga 2 autorët e dyshuar.

Sekuestrohen 1 automjet i marrë me qira, që dyshohet se përdorej për kryerjen e vjedhjeve, mjete të ndryshme për hapjen e dyerve, bravave dhe qepenave, si dhe veshje që dyshohet se janë përdorur gjatë kryerjes së vjedhjeve.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Peqin, në vijim të punës hetimore për zbardhjen e rasteve të vjedhjeve, identifikimin dhe kapjen e autorëve, finalizuan operacionin e koduar “Gjurmët”.

Si rezultat i operacionit, u identifikuan, u kapën dhe u arrestuan shtetasit:

-G. Y., 34 vjeç, dhe F. J., 37 vjeç, të dy banues në Elbasan.

Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë kryer vjedhje në banesa, biznese dhe automjete në Peqin dhe Elbasan, ku kanë marrë shuma parash dhe sende me vlerë.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 1 automjet i marrë me qira, që dyshohet se përdorej për kryerjen e vjedhjeve, mjete të ndryshme për hapjen e dyerve, bravave dhe qepenave, si dhe veshje që dyshohet se janë përdorur nga autorët gjatë kryerjes së vjedhjeve.

Vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të këtyre shtetasve dhe për zbardhjen e rasteve të tjera të vjedhjes që ata mund të kenë kryer.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Vjedhja”, kryer në bashkëpunim.

ME TE LEXUARAT