Bllokohen 700 fishekzjarrë në Morinë/ Lëviznin pa dokumente, goditet tentativa në pikën kufitare
Lajmifundit
/
31 Gusht 2026, 11:47
Aktualitet

Gjatë një kontrolli të ushtruar në vijë të dytë në Degën Doganore Morinë, në bashkëpunim me strukturat e Policisë së Shtetit, u konstatua një sasi artikujsh piroteknikë/fishekzjarrësh, të transportuar pa dokumentacionin përkatës.
Nga kontrolli fizik i mjetit dhe i mallrave u evidentuan 700 gjuajtje fishekzjarrësh, të cilat u bllokuan dhe sekuestruan në përputhje me procedurat ligjore.
Kontrollet vijojnë për garantimin e zbatimit të legjislacionit doganor dhe parandalimin e transportit të mallrave të padeklaruara.


