Kaos në Rrugën e Kombit/ Bllokohet aksi nga dy aksidente, kërkohet devijimi i mjeteve
Lajmifundit
/
21 Gusht 2026, 11:45
Aktualitet

Trafiku paraqitet i rënduar këtë mëngjes në Rrugën e Kombit, në aksin nga Rrësheni drejt Rubikut.
Sipas informacioneve paraprake, në këtë segment janë regjistruar dy aksidente, duke shkaktuar vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe krijuar radhë të gjata.
Për shkak të situatës, drejtuesit e mjeteve këshillohen të përdorin rrugën e vjetër nga Rrësheni deri në Rubik, me qëllim shmangien e trafikut dhe vonesave.
Policia dhe strukturat përgjegjëse pritet të ndërhyjnë për menaxhimin e qarkullimit dhe normalizimin e situatës në këtë aks.


