Ishte shpallur në kërkim, kapet në Maliq 38-vjeçari i dënuar për vjedhje
Lajmifundit
/
11 Mars 2026, 13:11
Aktualitet

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Maliq lokalizuan dhe ndaluan Skerdi Lamçen, 38 vjeç, i cili ishte shpallur në kërkim.
Ai ishte i dënuar nga Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë me 1 vit e 4 muaj burgim për veprat penale “Vjedhja” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.
Materialet procedurale janë referuar Prokurorisë së Korçës për veprime të mëtejshme.
Policia vijon punën për kapjen dhe ndëshkimin e personave të shpallur në kërkim për krime të ndryshme.


