Sulmi me tritol, Garda e Republikës dhe Policia e Shtetit “blindojnë” banesën e gjyqtarit Tonin Stërkaj
Lajmifundit
/
29 Prill 2024, 10:29
Aktualitet

Një ditë pas ngjarjes së rëndë kriminale në Shkodër, ku prona e Tonin Stërkajt u sulmua me lëndë plasëse, Garda e Republikës dhe Policia e Shtetit kanë vendosur të marrin në ruajtje banesën e gjyqtarit.
Ngjarja ndodhi në dje rreth orës 02:55 minuta në lagjen “Tom Kola”.
Aktualisht dera e banesës së Stërkajt ruhet nga punonjës të Gardës dhe të Policisë së Shtetit.
Sasia e tritolit u vendos tek porta e oborrit të banesës së gjyqtarit Sterkaj, i cili dëshmoi dje në polici se ngjarja lidhet me detyrën e tij.


