Hyri në një banesë në Lushnjë për të vjedhur, policia kap në flagrancë hajdutin nga Tirana

Aktualitet

Hyri në një banesë në Lushnjë për të

Policia e Lushnjës ka arrestuar në flagrancë një 22-vjeçar, i cili u kap duke vjedhur në një banesë në lagjen “Skënder Libohova”. Ai u kap dje në mbrëmjen në katin e dytë të banesës ku kishte hyrë për të vjedhur.

I riu, banues në Tiranë, rezulton i dënuar më parë për vjedhje.

Njoftimi i  policisë:

Lushnjë

U kap në flagrancë, në banesën ku kishte hyrë për të vjedhur, vihet në pranga 22-vjeçari.

Si rezultat i ndërhyrjes së shërbimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë, menjëherë pas njoftimit nga një shtetas, se po tentohej të vidhej në banesën e tij, në lagjen “Skënder Libohova”, u bë i mundur arrestimi i autorit të këtij rasti: E. D., 22 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për vjedhje.

Shërbimet e Policisë e kapën 22-vjeçarin në flagrancë, në mbrëmje, në katin e dytë të banesës ku kishte hyrë për të vjedhur.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Vjedhja”, mbetur në tentativë.

 

ME TE LEXUARAT