Sezoni turistik, Lamallari dhe Hita inspektojnë masat e sigurisë në Himarë: Zero tolerancë ndaj shkeljeve!

Masat e sigurisë për sezonin turistik kanë sjellë në Himarë drejtuesit më të lartë të Ministrisë së Brendshme dhe Policisë së Shtetit.
Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, së bashku me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Skënder Hita, zhvilluan një inspektim në terren për të parë nga afër përgatitjet për garantimin e rendit dhe sigurisë gjatë muajve të verës.
Gjatë vizitës në zonën bregdetare, u vlerësua bashkëpunimi mes strukturave të sigurisë dhe pushtetit vendor për menaxhimin e fluksit të pushuesve vendas dhe të huaj.
Fokusi kryesor mbetet garantimi i një reagimi të shpejtë në rast emergjencash, ofrimi i ndihmës për qytetarët dhe parandalimi i situatave që mund të cenojnë sigurinë në zonat turistike.
Strukturat përgjegjëse vijojnë koordinimin për zbatimin e masave gjatë sezonit veror, me qëllim krijimin e një klime të sigurt për turistët dhe komunitetet lokale.
Autoritetet kanë vendosur në fokus respektimin e rregullave, ndërhyrjen ndaj shkeljeve që cenojnë rendin publik dhe ruajtjen e imazhit të destinacioneve turistike shqiptare.


