Mbetet në fuqi dënimi me 1 vit burg për Memollën, Gjykata e Lartë nuk i pranon rekursin

Gjykata e Lartë nuk ka pranuar rekursin e ish-kryebashkiakut të Rrogozhinës, Edison Memolla, duke lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Posaçme të Apelit, e cila e dënoi atë me 1 vit burg.
Vendimi u dha nga trupa gjykuese e përbërë nga Genti Shala, në cilësinë e relatorit, si dhe anëtarët Ilir Panda dhe Albana Boksi.
Memolla, i cili aktualisht ndodhet në burgun e Rrogozhinës, u shpall fajtor nga dy shkallë gjykimi për korrupsion në zgjedhje.
Pas shpalljes së vendimit nga Gjykata e Posaçme e Apelit, më 9 shkurt 2026, Memolla u vetëdorëzua në polici dhe më pas u transferua në institucionin e vuajtjes së dënimit.


