Rama ironizon protestuesin: Shikojeni kush do ju shpëtojë nga unë, një patriot që nuk lexon dot një ligj

Politikë

Rama ironizon protestuesin: Shikojeni kush do ju shpëtojë nga

Kryeministri Edi Rama ka ironizuar një prej protestuesve me emrin Klajdi Bello, i cili ka kërkuar rrëzimin e ligjit ‘Për kalimin në pronësi të tokës bujqësore tek personat fizike dhe juridikë të huaj’ 

Sipas protestuesit, ky ligj cenon drejtpërdrejt sovranitetin kombëtar, ndërsa Rama sqaron se pikërisht ky ligj, hyn në fuqi 7 vite pas anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Postimi i Edi Ramës

PO NUK BAN KURR HAJËR SHQIPNIJA, N’SE PADIJA DHE KRENIJA DO TË SHKOJNË NJIT SI TRUPI E HIJA, SHKROI GJERGJ FISHTA

Paj Zotin shikojeni se kush do ju shpëtojë nga unë, një patriot që nuk lexon dot një ligj me 10 nene dhe shkruan:

“…Këta gjakprishur, vijojnë me projekt ligje që vendosin në shitje tokën e shqiptarëve për pushtuesit shqipfolës e të huaj, duke cënuar drejtpërsëdrejti territorialitetin dhe Sovranitetin Kombëtar.

Nuk duhet lejuar në asnjë mënyrë që të kaloj ky ligj antikombëtar, përndryshe përshkallëzim, deri në mos bindje civile.

Sot edhe më shumë.

Deri në frymën e fundit…”

Në fakt, ky është një nga projekt-ligjet e procesit të negociatave, i cili siç mund ta lexoni hyn në fuqi 7 vjet pas hyrjes së Shqipërisë në Bashkimin Europian, kur toka mund t’u shitet pushtuesve europianë në Shqipëri, njësoj siç mund të blihet nga pushtuesit shqiptarë në Europë, sepse me hyrjen në BE Shqipëria do jetë e madhe sa BE-ja dhe BE-ja do jetë e vogël sa Shqipëria

ME TE LEXUARAT