Furgoni i braktisur ngjall panik në Vlorë! Dyshohet se brenda ka eksploziv, ndërhyn policia

Aktualitet

Furgoni i braktisur ngjall panik në Vlorë! Dyshohet se brenda ka

Një automjet tip furgon është konstatuar i braktisur prej dy ditësh në zonën e lagjes “28 Nëntori”.

Për shkak se nuk ka rezultuar se kujt i përket automjeti, është kërkuar identifikimi i pronarit, ndërsa furgoni do të merret në komisariat për t’iu nënshtruar një kontrolli të plotë.

Mësohet se ka pasur edhe dyshime për praninë e lëndëve eksplozive në mjet, por deri tani nuk ka rezultuar të ketë të tilla.

Automjeti do të dërgohet në polici, ku do të hapet dhe do t’i nënshtrohet verifikimeve të mëtejshme për të përcaktuar nëse ka ndonjë material apo objekt të dyshimtë brenda tij.

ME TE LEXUARAT