FOTO-LAJM/ Protesta, mesazhi i fortë në pankartë: Populli ndan kafshatën, Rama dhe Berisha ndajnë Shqipërinë

Aktualitet

FOTO-LAJM/ Protesta, mesazhi i fortë në pankartë: Populli ndan

Një pankartë me simbolikë të fortë ka tërhequr vëmendjen gjatë protestës së 23-të qytetare, ku protestuesit kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe rrëzimin e establishmentit politik në vend.

Në pankartë paraqiten dy të moshuar që ndajnë kafshatën e fundit të bukës mes tyre, një figurë që simbolizon sakrificën, solidaritetin dhe vështirësitë me të cilat përballen qytetarët shqiptarë.

Në anën tjetër, shfaqen Edi Rama dhe Sali Berisha duke shtrënguar duart mbi një hartë të Shqipërisë të vendosur në tavolinë, një mesazh që, sipas organizatorëve, nënkupton marrëveshjet politike të bëra në kurriz të interesave të vendit.

“Populli ndan kafshatën për Atdhe, Rama dhe Berisha ndajnë Shqipërinë për interes”, ishte mesazhi i shkruar në pankartë, që u bë një nga simbolet më të komentuara të protestës.

Protesta e sotme shënon ditën e 23-të të mobilizimit qytetar, ndërsa pjesëmarrësit vijojnë të kërkojnë largimin e kryeministrit Rama dhe ndryshimin e sistemit politik, duke theksuar se revolta e tyre është kundër gjithë establishmentit që ka drejtuar vendin ndër vite.

ME TE LEXUARAT