Flakët rrezikojnë tri banesa në Shushicë, zjarrfikësja niiset me urgjencë në vendngjarje
Lajmifundit
/
21 Shtator 2026, 14:42
Aktualitet

Një zjarr ka përfshirë një zonë pranë fshatrave Bunavi dhe Grabian, në Njësinë Administrative Shushicë, duke rrezikuar disa banesa.
Sipas informacioneve paraprake, flakët rrezikojnë tre banesa në zonë. Dy automjete të shërbimit zjarrfikës janë nisur drejt vendngjarjes për të ndërhyrë dhe për të parandaluar përhapjen e zjarrit drejt banesave.
Zjarrfikësit po punojnë për vënien nën kontroll të flakëve, ndërsa situata vijon të monitorohet.


