Ndodh çudia në Greqi! Makina tërheq arkiv'olin me rimorkio

Bota

Ndodh çudia në Greqi! Makina tërheq arkiv'olin me rimorkio
Një shofer ka filmuar një pamje të pazakontë në një rrugë kombëtare në Greqi, ku një automjet po lëvizte normalisht duke tërhequr një rimorkio, mbi të cilën ishte vendosur një arkivol.

Pamjet kanë tërhequr vëmendjen në rrjetet sociale, për shkak të ngarkesës së pazakontë që transportohej në rrugë. Pamjet u publikuan në rrjetet sociale nga pronari i anijeve, Haris Vafeias, i cili e ndau atë me ndjekësit përmes llogarisë së tij personale në Instagram.

Në pamje duket automjeti duke vijuar rrugën, ndërsa arkivoli është i vendosur mbi rimorkio dhe transportohet në mënyrë të dukshme për përdoruesit e tjerë të rrugës.


ME TE LEXUARAT