Kërkoi kohë për t’u njohur me aktet dhe leje për ta takuar në burg, Gjykata rrëzon kërkesat e avokates së Veliajt

Aktualitet

Kërkoi kohë për t’u njohur me aktet dhe leje për ta

Gjykata e Posaçme ka rrëzuar kërkesën e avokates kryesisht të kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj, Valentina Teodoresku, e cila ka kërkuar më shumë kohë për t’u njohur me aktet ndaj tij.

Po ashtu, GjKKO ka rrëzuar edhe kërkesën e Teodoreskut për t’u takuar me Veliajn në burgun e Durrësit, ku ai qëndron në ambientet e paraburgimit që prej shkurtit të vitit të kaluar.

Në sallën e gjykatës ishte i pranishëm edhe vetë Erion Veliaj, i cili po ndjek procesin nga afër. Ky vendim vjen pas disa ditësh shqyrtimi të çështjes, që ka tërhequr vëmendjen e opinionit publik për shkak të pozicionit të lartë të të pandehurit.

Kujtojmë se seanca paraprake ndaj Veliajt ishte planifikuar më 5 janar, por u shty për shkak të mungesës së dy avokatëve mbrojtës, mes tyre edhe avokatja e caktuar kryesisht për mbrojtjen e Veliajt.

Përmes një emaili, avokatja kërsoi shtyrjen e seancës, duke argumentuar se ndodhej jashtë vendit.

 

ME TE LEXUARAT