Tensione para Bashkisë së Tiranës/ Sindikata e Transportit në protestë, ndërhyn policia

Sindikata e Punonjësve të Transportit ka zhvilluar një protestë këtë të mërkurë përpara godinës së Bashkisë së Tiranës, duke kërkuar zgjidhje për kërkesat dhe problematikat e tyre shoqëruese.
Tubimit i janë bashkuar edhe drejtues të shërbimit taksi, të cilët kanë parkuar mjetet përgjatë krahut të rrugës si formë reagimi ndaj institucionit të bashkisë.
Situata ka nxitur ndërhyrjen e menjëhershme të forcave të rendit. Efektivët e policisë kanë ndërhyrë në terren duke mos i lejuar taksitë të qëndrojnë të parkuara në rrugë, me qëllim shmangien e bllokimit të qarkullimit dhe garantimin e rrjedhshmërisë së trafikut në zonë.


