E trishtë/ Jetonte prej kohësh I vetëm, gjender pa shenja jete në banesë I moshuari 85 vjeç

Aktualitet

E trishtë/ Jetonte prej kohësh I vetëm, gjender pa shenja jete

Një 85-vjeçar është gjetur i pajetë në banesën e tij sot në fshatin Buçimas, në Pogradec. I moshuari jetonte i vetëm.


Mësohet se djali i tij, pasi nuk ka mundur të kontaktojë me të në telefon, ka njoftuar Policinë. Shërbimet e Policisë kanë shkuar në banesë, ku kanë gjetur 85-vjeçarin pa shenja jete.

Nga verifikimet paraprake dyshohet se i moshuari ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale. Ndërkohë, vijojnë veprimet procedurale për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe përcaktimin e rrethanave të vdekjes.

ME TE LEXUARAT