Aksident i rëndë në autostradën Durrës-Tiranë/ Katër automjete përplasen keq me njëra-tjetrën
Lajmifundit
/
11 Gusht 2026, 18:33
Aktualitet

Një aksident rrugor është regjistruar këtë pasdite në autostradën Durrës-Tiranë, ku janë përfshirë katër automjete.
Nga përplasja raportohet për dëme materiale, ndërsa ende nuk ka informacion zyrtar nëse ka persona të lënduar.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat po punojnë për të zbardhur rrethanat e aksidentit dhe për të menaxhuar situatën në aksin rrugor.


