E rëndë në Vlorë/ Turisti italian rrëzohet nga shkëmbi, përfundon në spital

Aktualitet

E rëndë në Vlorë/ Turisti italian rrëzohet nga

Një incident i rëndë ka ndodhur në dalje të tunelit të Ujit të Ftohtë në Vlorë, ku një shtetas italian ka pësuar dëmtime të rënda pas rënies nga një lartësi shkëmbore.


Sipas të dhënave paraprake, turisti italian është rrëzuar nga shkëmbinjtë në zonën menjëherë sapo kalon tunelin.

Si pasojë e rënies nga lartësia, ai ka pësuar traumë të rëndë në kokë.

Ekipet e urgjencës mjekësore kanë mbërritur me shpejtësi në vendngjarje për t’i dhënë ndihmën e parë. I dëmtuari është transportuar me urgjencë drejt spitalit rajonal të Vlorës, ku është futur menjëherë në repartin e emergjencës në gjendje kritike nën kujdesin e rreptë të mjekëve.

 

ME TE LEXUARAT