Ngjarje e rëndë në Delvinë/ Goditet me sëpatë 45-vjeçari, policia kap autorin

Aktualitet

Ngjarje e rëndë në Delvinë/ Goditet me sëpatë

Një 45-vjeçar është plagosur me sëpatë në Delvinë. Ngjarja ka ndodhur në mesdite, ndërsa rrethanat e saj mbeten ende për t’u sqaruar.

Pas incidentit, 45-vjeçari është dërguar për të marrë ndihmën mjekësore në spital. Sipas të dhënave paraprake, ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka shoqëruar autorin dhe nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Grupi hetimor po punon për të përcaktuar dinamikën e plagosjes dhe identifikimin e autorit.

Delvinë/Informacion paraprak

Rreth orës 11:10, gjatë një konflikti në rrugë, në lagjen "9 Tetori", për motive të dobëta, shtetasi L. T., 46 vjeç, banues në fshatin Rusan, Delvinë, dyshohet se ka goditur me mjet të fortë në fytyrë shtetasin Xh. H., 49 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

46-vjeçari është shoqëruar në Komisariat.

Grupi hetimor po kryen veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.  

ME TE LEXUARAT