Temperaturat rriten sërish/ Parashikimi i motit, 20 gusht 2026

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak parashikon një ditë përgjithësisht të qëndrueshme meteorologjike në të gjithë vendin këtë të enjte, 20 gusht.
Moti do të jetë kryesisht i kthjellët, me vranësira të herëpashershme. Reshjet pritet të jenë të pakta dhe kryesisht deri në mesditë, më të theksuara në zonat lindore dhe juglindore.
Era do të fryjë nga juglindja dhe jugperëndimi me shpejtësi mesatare rreth 7 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat malore mund të arrijë deri në 15 m/s.
Në bregdet, dallgëzimi i detit parashikohet të jetë i forcës 1–3 ballë.
Temperaturat minimale dhe maksimale priten:
Berat: 22–37°C
Fier: 24–36°C
Elbasan: 23–37°C
Korçë: 17–34°C
Gjirokastër: 18–37°C
Vlorë: 24–34°C
Sarandë: 24–35°C
Tiranë: 24–36°C
Durrës: 24–35°C
Shkodër: 23–36°C
Kukës: 18–36°C
Peshkopi: 16–36°C
Lezhë: 22–35°C
B. Curri: 18–35°C
Në përgjithësi, vendi do të vijojë të karakterizohet nga temperatura të larta tipike për periudhën e verës, me mot më të kthjellët në pjesën më të madhe të territorit.


