Shiti 100 mijë bileta brenda dy ditësh/ Koncerti i Kanye West në Rusi mund të anulohet (Arsyeja)

Showbiz

Shiti 100 mijë bileta brenda dy ditësh/ Koncerti i Kanye West në

Pas njoftimit të koncertit të Kanye West që pritet të zhvillohet me datat 10 dhe 11 tetor në Shën Petersburg të Rusisë shumë deklarata u përhapën në rrjetet sociale.

Interesi për koncertet e tij është shtuar ndërkohë që më shumë se 100 mijë bileta janë shitur vetëm gjatë dy ditëve të para të lajmërimit.   

Vizita e reperit në Rusi është kthyer në temë diskutimi për fansat e muzikës, deputetët e Dumës Shtetërore, figurat publike dhe përdoruesit e rrjeteve sociale. Deputeti Vitaly Milonov sugjeroi që reperi të përfshijë në performancën e tij edhe një zhanër të njohur për baladat sentimentale në bashkëpunim me Mikhail Krug pasi sipas tij ky duet do ta ndihmonte Kanye West të bëhej njeri normal.

Pas datës 18 gusht qarkulluan pretendime se reperi kishte kërkuar të performonte së bashku me Shaman, këngëtarin rus që ka shprehur publikisht mbështetje për luftën e Rusisë në Ukrainë. 

Pas kësaj është kërkuar që nëse Kanye West nuk do të shprehë mbështetje morale për atë që autoritetet ruse e quajnë “operacion special ushtarak”  dhe se nëse nuk ndan të ardhurat e fituara me trupat rusë koncerti i tij do të anulohet.  

ME TE LEXUARAT