E rëndë në Tiranë/ Mori peng dhe ngacmoi seksualisht 13-vjeçarin, arrestohet pedofili

Komisariati i Policisë Nr. 4 në Tiranë ka arrestuar një 31-vjeçar i dyshuar për pedofili në lidhje me ngacmimet seksuale që i ka bërë një fëmije 13-vjeç.
Në pranga ka përfunduar Julian Alla i cili në zonë njihet si përdorues i lëndëve narkotike.
Sipas burimeve, dyshohet se mbrëmjen e 23 korrikut Alla ka marrë në banesë të miturit ku e ka ngacmuar seksualisht për afro dy orë dhe nuk e ka lënë që të dalë nga banesa.
Më pas ka qënë i mituri që ka bërë kallëzim pranë Komisariatit në prani të prindërve dhe të psikologes.
Julian Alla është arrestuar të dielen dhe përballet me dy akuza të rënda “Ngacmimi seksual” dhe “Heqja e paligjshme e lirisë”. 31-vjeçari ka mohuar akuzat përpara hetuesve të policië.