E rëndë në Has, 17-vjeçari pla'gos nxënësin e klasës në Krumë, detajet e para
Lajmifundit
/
22 Shtator 2026, 13:57
Aktualitet

Një 17-vjeçar është proceduar nga Policia e Hasit pas një konflikti të ndodhur në oborrin e gjimnazit në qytetin e Krumës.
Sipas policisë, i mituri dyshohet se, gjatë një sherri për motive të dobëta, ka gërvishtur me një mjet të vogël prerës një bashkëmoshatar të tij, nxënës në të njëjtën klasë. I dëmtuari mori ndihmë mjekësore dhe më pas u largua në banesë.
Materialet procedurale janë referuar në Prokurori, ndërsa veprimet janë kryer në prani të prindërve dhe psikologut. Rasti, përveçse ligjërisht, është trajtuar edhe me prindërit e dy të miturve dhe me stafin pedagogjik.


