Shiste drogë mes lojërave elektronike, në pranga 20-vjeçari në Durrës(EMRI)

Një 20 vjeçar është vënë në pranga, pasi shiste lëndë narkotike të llojit kokainë, heroinë dhe kanabis në ambientin e një PlayStation-i ku punonte.
“Si rezultat i veprimeve hetimore dhe operacionale, të kryera mbi bazën e informacioneve policore të siguruara në rrugë operative, u bë i mundur zbulimi, identifikimi dhe dokumentimi ligjor i një veprimtarie kriminale në fushën e narkotikëve.
Në kuadër të këtij operacioni u arrestua në flagrancë shtetasi Daniel Musta, 20 vjeç, banues në Durrës.
Nga hetimet dyshohet se ky shtetas, në ambientin e një PlayStation ku ishte i punësuar, shiste në doza lëndë narkotike të llojeve kokainë, heroinë dhe kanabis.
Gjatë kontrollit dhe veprimeve procedurale, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi lënde narkotike e dyshuar Cannabis Sativa, 69 doza lënde narkotike të dyshuar kokainë (crack) dhe 23 doza lënde narkotike të dyshuar heroinë”, njofton policia.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë Durrës, për veprime të mëtejshme hetimore dhe procedurale.


